Beka: S’po na aprovohen akuzat për krime ekonomike e korrupsion

22:31 | 19 Mars 2018
Arbresh.info

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, ka thënë se në mbi 85% të lëndëve për krime ordinere aprovohen akuzat.
Megjithatë, Beka thotë se Prokuroria Themelore e Prishtinës ka një problem tek lëndët e krimeve ekonomike dhe të korrupsionit sepse “ne nuk jemi të kënaqur me shqiptimin e dënimeve”.

“Neve, Prokurorisë Themelore në Prishtinë, nuk na aprovohen akuzat sikur në lëndët tjera, pra krimeve ordinere, por na refuzohen lëndët e krimeve ekonomike shpesh. Rreth 50% të lëndëve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike hedhen poshtë, prandaj ne bëjmë ankesë dhe lënda shkon në Gjykatën e Apelit”, deklaroi Beka në “Puls” të KTV’së.

Kryeprokurori Beka thotë se të njëjtët prokurorë i bëjnë këto akuza si për krime ordinere, ashtu edhe për korrupsion, mirëpo për “akuzat për korrupsion dhe krime ekonomike qëllojnë persona që mund të kalojnë më mirë në gjykatë. Kjo është një prej dukurive që na shqetëson”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme