Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ka deklaruar se pret që në seancën e nesërme të ratifikohet Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi.
Limaj ka dhënë tri arsye që sipas tij demarkacioni duhet të votohet.
“E para, besoj që nuk po gabojmë që po e votojmë, unë kur kam dilema për një marrëveshje nuk e votoj. Vota jonë tash jep mundësi. Nesër deputetët me votën e tyre japin mundësi që komisioni që krijohet nga qeveria për të rishikuar kufirin. Deri më tani kemi zhvilluar debatin brenda nesh por nuk kemi ballafaquar faktet me Malin e Zi. Është mundësia që të analizohet gjithë vija kufitare dhe në fund të dilet me rekomandim se çfarë ka ndodhur atje”, tha Limaj.
“E dyta, po i japim një mundësi vendit tonë – hapjen e perspektivës evropiane”, vazhdoi ai.
“E treta, është, që kam biseduar me deputet individualisht dhe ma kanë deklaruar vullnetin për të dhënë votën që nesër do të votojnë pro, a do ta mbajnë qëndrimin do ta shohim nesër”, ka thënë Limaj.
“Nesër duhet të mundohemi që të mos refuzojmë që të dëgjojmë, të dëgjojmë argumentet. Ekspertët duhet të ballafaqohen me ekspertët e Malit të Zi. Ka pas prej kolegëve të VV që na kanë thënë që keni bërë mashtrim, keni ikë nga qëndrimet, marrëveshjet nuk janë asgjë. Nesër duhet të jemi të kujdesshëm. Nëse nesër ka njerëz që shprehin dilema duhet t’i kuptojmë drejt sepse kanë nevojë për qartësime”, theksoi Limaj në ‘Zona B’ në Klan Kosova.
Limaj ka thënë se duke mos qenë të gatshëm për të marrë vendime të mëdha kuvendi po kthehet në arenë përplasjesh.
“Parlamenti po kthehet në arenë të përplasjeve personale për të fitimit një votë jashtë, ata do të humbin më së shumti që e bëjnë një gjë të tilla. Asgjë nuk është demarkacioni çka e pret Kosovën, në këtë parlament. Më së lehti është të bëhet me gisht dhe të bëhen përplasje. Njerëzit nga ne presin për të marrë vendime. Nesër e kemi mundësinë e hapjes së perspektivës dhe në të ardhmen çështjen me Serbinë”, tha ai.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...