Google ADS

Princi i Arabisë Saudite: Vetëm vdekja mund të më ndalojë nga udhëheqja

21:03 | 19 Mars 2018
Trina Galanxhi

Princi i kurorëzuar i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, ka deklaruar se “vetëm vdekja” do të mund të ndalojë atë nga të udhëhequrit në vend.

Ai këtë koment e ka dhënë në një intervistë për mediat amerikane, transmeton portali arbresh.info

“Vetëm Zoti e di se sa gjatë do të jetoj, nëse do të jetoj gjatë apo jo, por nëse gjërat shkojnë në rregull, atëherë kjo duhet të pritet”, ka thënë ai për programin amerikan, “60 Minutes”.

Ky medium amerikan është i pari që ka arritur të intervistojë Salman që nga koha kur ai ka ardhur në pushtet.

Në botë, tanimë ai njihet si lideri “revolucionar” që ka bërë reforma në vendin e tij.

Në lidhje me arrestimet e bëra, ai ka theksuar se “ajo që ka ndodhur në Arabinë Saudite ishte shumë e nevojshme”. Sipas, të gjitha janë bërë në përputhje me ligjin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme