Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj nga data 19 deri me 21 mars 2018 do të jetë në vizitë zyrtare në Bullgari, me ftesë të autoriteteve të shtetit të Bullgarisë, e cila e kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian, në konferencën në Sofie “High-level Conference on Evropian Multimodal Freight Transport – better Transport Connectivity”.
Gjatë kësaj konference, Lekaj do të takojë disa nga ministrat (homolog) të linjës dhe do të provojë që me të njëjtit të diskutojë temat respektive që kanë të bëjnë me hapjen e koridoreve dhe komunikimit ekonomik ndërmjet shteteve anëtare të TENT-it.
Në ketë konferencë do të diskutohen temat: Drejt Sistemit Evropian të qëndrueshem dhe të integruar të transportit multimodal, Roli lidhjeve të hekurudhave dhe porteve për transportim efikas multimodal të mallrave, Rëndësia tejet e madhe, e lidhjes hekurudhore nga Prishtina për në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”: për hekurudhën, aeroportin dhe për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës, Sfidat multimodale dhe mundësitë për regjionin e Ballkanit si dhe Arkitektura e qëndrueshme e financimit të projekteve për TENT.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...