Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim zëvendës asistenten e Administratorit të USAID-it, nga Byroja për Evropë dhe Euroazi në Uashington, Gretchen Birkle.
Kryeministri Haradinaj, theksoi progresin e arritur në Kosovë dhe përkrahjen e fuqishme të USAID-it në ndërtimin e institucioneve demokratike, sundimin e rendit dhe ligjit, zhvillimin ekonomik dhe në fusha të tjera. Duke shprehur mirënjohje të thellë për përkrahjen e pazëvendësueshme të SHBA-ve dhe të USAID-it, kryeministri Haradinaj shprehu përkushtimin e plotë për avancimin e mëtejmë të partneritetit dhe bashkëpunimit.
Në takim, ku i pranishëm ishte drejtori i Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, kryeministri Haradinaj, falënderoi për përkrahjen që USAID-i ka dhënë në krijimin e një ambienti më të volitshëm për të bërit biznes.
Zëvendës asistentja e Administratorit të USAID-it, nga Byroja për Evropë dhe Euroazi në Uashington, Gretchen Birkle, vlerësoi të arriturat e deritashme, bashkëpunimin me institucionet e vendit, si partner serioz në projekte konkrete, duke shtuar se USAID-i mbetet i përkushtuar për të ndihmuar Kosovën në zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe fusha të tjera në interes të vendit./Arbresh.info
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...