Duke komentuar vizitën e Ministrit të Punëve të Jashtme, Nikos Kocias në Republikën e Maqedonisë dhe kërkesat e djeshme të dy eurodeputetëve që BE-ja të përfshihet drejtpërdrejt në negociatat për emrin, euroambasadori Samuel Zhbogar ka ripërsëritur qëndrimin e tij lidhur me pozicionin e Bashkimit Evropian në çështjen e emrit.
Samuel Zhbogar tha se BE nuk do të përfshihet në negociatat për emrin
“Nuk mendoj se përfshirja e ndonjë pale të tretë në bisedimet për emrin do të përshpejtonte procesin e negociatave. Ato janë duke vazhduar mirë ashtu siç janë dhe kjo çështje duhet të zgjidhet nga të dyja palët, ndërsa roli i BE-së është që të përkrahë të dyja palët. BE-ja nuk do të angazhohet drejtëperdrejtë në negociata. Ligji për gjuhët është përmbyllje e Marrëveshjes së Ohrit dhe presim që sa më shpejtë të hyjë në fuqi dhe të filloj implementimi i saj. Qytetarët mendoj se frikësohen nga kjo, por nuk duhet të frikësohen se të drejtat e tyre nuk rrezikohen nga implementimi i këtij ligji”, tha ai.
Zhbogar tha gjithashtu se pret që Ivanov të nënshkruaj Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe sa më shpejt të filloj implementimi i këtij ligji. Ndërsa i pyetur sa i përket nxitjes së gjuhës së urrejtjes, Zhbogar tha se qëndrimi ynë është i qartë në këtë aspekt.
“E dënojmë çfarëdo lloj shprehje të gjuhës së urrejtjes”. Ai përfundoi duke thënë që presin që ligji të dërgohet në Komisionin e Venecias, ashtu siç ishte paraparë në Planin 3-6-9 për reforma./21Media
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...