Mëngjesin e së hënës, I.Gashi 55 vjeç nga fshati Mramor i komunës së Prishtinës u gjet pa shenja jete në veturën e tij rreth orës 8:35 të mëngjesit.
Një kalimtar i cili po ecte nëpër rrugët fshatit e kishte parë Gashin në veturë pa shenja jete. Ai menjëherë e ka lajmëruar policinë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Lajmin e ka konfirmuar për Express edhe zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti. Policia këtë rast po e cilëson si vdekje të dyshimtë. Ndërkohë që hetimet po vazhdojnë.
“Bëhet djalë për viktimën I.G, 55 vjeç. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit turpi dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion. Me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Ahmeti për Express.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën