Të organizuar nëpërmjet rrjeteve sociale, me moton “Pranverë pa Drejtësi”, qytetarët të mërkurën më datën 21 mars në orën 13:00 do të protestojnë përpara Qeverisë së Maqedonisë, kundër rikualifikimit të lëndës në rastin “Almiri” nga ana e prokurorisë nga “vrasje me paramendim” në “aksident trafiku me pasoja vdekje”.
Në këtë protestë organizatorët apelojnë të gjithë qytetarët të dalin në numër të shumtë dhe të shprehin revoltën e tyre ndaj siç e quajnë ata” mafies gjyqësore” dhe kërkojnë po ashtu nga protestuesit që të marrin me vete në protestë, në shenjë simbolike, lodra, veshje apo çfarëdo lloj objekti të zemrës së fëmijëve, mbesave apo nipërve të tyre.
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...