Ministri i Zhvillimit Ekomomik, Valdrin Lluka ka raportuar sot në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me gjendjen në ndërmarrjet Trepça Posta dhe Telekomi.
Lluka tha me këtë rast se Trepça nuk ka një status të definuar, raporton Arbresh.info
Ai ka thënë se në fillim të prillit, Trepça pritet të ketë një bord aktiv.
“Kemi themeluar një grup të ekspertëve ligjor për të formuar bordin që vjen. Në fillim të prillit presim të ketë një bord aktiv”, ka thënë ministri Lluka.
Sipas tij, Trepça ka pasur të hyra stabile në kuptimin e qarkullimit vjetor, diku rreth 14,6 milionë euro në vit.
Ai po ashtu tha se ka pasur rënie të përpunimit të xeheve./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1728072790591139/
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...