Snapchat tallet me fatkeqësinë e Rihannas, këngëtarja e bënë ‘horë’

10:15 | 19 Mars 2018
Arbresh.info

Rrjeti i famshëm social “Snapchat” ka krijuar një lojë “argëtuese” ku përdoruesit pyeten nëse duan ta “shpullatin Rihannan” apo ta “godasin Chris Brown”.

Loja lidhet me rrahjen që këngëtari Chris Brown i kishte bërë në vitin 2009 atëherë të dashurës së tij, këngëtares Rihanna, transmeton Arbresh.info.

Lidhur me këtë ka reaguar Rihanna e cila ka kërkuar nga Snapchat që të kërkoj falje.

“SNAPCHAT e di që ju tashmë e dini që ju nuk jeni aplikacioni im i preferuar. Jam duke u përpjekur të kuptoj se çfarë keni bërë kështu. Do të doja ta quaja këtë injorancë por e di që nuk jeni kaq budallenj. Ju keni shpenzuar para për të animuar diçka që qëllimisht mund t’i turpëroj viktimat e dhunës. Nuk ka të bëjë me ndjenjat e mija personale, por u keni bërë keq të gjithë atyre grave, fëmijëve e burrave që kanë qenë apo janë viktima të dhunës. Turp!”, ka shkruar Riri në Instagram.

Shumë përdorues të Snapchat kanë shkruar në Twitter duke u ankuar për këtë veprim të Snapchat./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme