Ministria e Punës ka proceduar 100 padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës pasi dyshohet se kanë përfituar jashtëligjshëm pensione për familjarët e vdekur.
Qytetarët e Kosovës të cilët kanë përfituar pensione në krah të familjarëve të tyre të vdekur më nuk do të kenë mundësi t’i gëzojnë ato.
Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale (MPMS) tashmë ka filluar t’i pastrojë listat e përfituesve të paligjshëm të skemave pensionale.
Musa Demiri, zëdhënës për informim në Ministrinë e Punës dhe të Mirëqenies Sociale, në një përgjigje me shkrim për “Zërin” ka treguar se vetëm gjatë vitit të kaluar janë shënuar 6118 raste të suspendimit.
“Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale për çdo muaj, pasi të bëhet pagesa e pensioneve, harton raportin për numrin e të suspenduarve nga skemat pensionale. Numri i suspendimeve është proces i përhershëm. Gjatë vitit 2017 ka pasur 6118 raste të suspendimit”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Ministrisë.
Mirëpo, nuk mungojnë as rastet kur familjarët e pensionistëve të vdekur nuk duan t’i kthejnë mjetet që i kanë marrë nga buxheti i shtetit. Për këtë (MPMS) ka proceduar 100 padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës. “MPMS-ja pas refuzimit të familjarëve të pensionistit të vdekur për t’i kthyer mjetet, që janë pasurim pa bazë, ka proceduar rreth 100 padi në gjykata”, kanë thënë tutje në Ministri.
Por, ende nuk dihen dëmet që i janë shkaktuar “buxhetit të shtetit” me këto përfitime joligjore. Në MPMS janë deklaruar se nuk mund të japin shifër konkrete përderisa nuk vendos gjykata për rastet.
Gazeta ia ka përcjellë pyetjet me shkrim edhe Gjykatës Themelore në Prishtinë, mirëpo nuk ka marrë përgjigje.
Keqpërdorime me pensionet bazë, kontributpaguese e të personave me aftësi të kufizuara
Thuajse asnjë lloj i pensionit përfitues nuk është lënë pa u keqpërdorur nga familjarët e pensionistëve.
Në të dhënat që “Zëri” ka siguruar nga Ministria e Punës bëhet e ditur se 4224 persona më nuk marrin pensionin bazë (PB), të cilin e kanë keqpërdorur. Pasivizime të tilla të pensioneve vërehen edhe te llojet tjera të pensioneve. 1464 persona më nuk përfitojnë pensionet kontributpaguese (PK). Të tilla, pastrime me listat në skemat pensionale janë vërejtur edhe me pensionet për personat me aftësi të kufizuara (PPAK), ku janë pasivizuar 967 sosh. Ndërsa janë regjistruar edhe 104 pasivizime të kompensimit për personat e verbër, 33 pasivizime të pensioneve të “Trepçës” e 6 pasivizime me pensionet e Trupave Mbrojtëse të Kosovës
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/marrin-pensione-per-te-vdekurit-513257/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...