Google ADS

Fillon sot Java e Gruas

06:58 | 19 Mars 2018
Arbresh.info

Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) me mbështetje të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) organizon Javën e Gruas 2018, një ngjarje vjetore që ka filluar si pilot projekt në vitin 2012.

Java e Gruas është ngjarje kombëtare që mbledhë 130 pjesëmarrës në baza ndër-partiake dhe ndër-etnike, përfshirë përfaqësues të shoqërisë civile dhe medias si dhe nga akademia.

Java e Gruas synon të bëjë bashkë gra dhe burra nga Kosova për të diskutuar çështjet me rëndësi për qytetarët, duke ofruar mundësi rrjetëzimi si dhe të zhvilloj më tutje shkathtësitë e tyre si liderë të ardhshëm.

Programi i Javës së Gruas 2018 ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin e pjesëmarrësve në lidhje me domosdoshmërinë e një qeverisje llogaridhënëse dhe të përgjegjshme në Kosovë.

Ky edicion i Javës së Gruas do të ofrojë diskutim në panele dhe punëtori për ngritjen e shkathtësive në tema relevante si integriteti i partive, transparenca e qeverisë, korrupsioni, ekstremizmi radikal, integrimi i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, të drejtat pronësore, mediat sociale dhe edukimi demokratik.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë që së bashku të marrin informacione, të ekspozohen dhe të rrjetëzohen me ekspertë dhe vendimmarrës nga institucionet qeveritare, për të identifikuar dhe ofruar rekomandime për përfshirje më të madhe të grave në sigurimin e përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies së qeverisjes në Kosovë.

Po ashtu do te diskutohet integriteti i Partive Politike si vlerë themelore për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme