“Ai do të ndërrojë skuadër”

20:46 | 18 Mars 2018
Arbresh.info

Thashethemet për të ardhmen e Neymarit në Paris Saint-Germain vazhdojnë të qarkullojnë.

Atyre i është bashkuar edhe mesfushori brazilian i Marseille, Luiz Gustavo, i cili ka thënë se ekziston mundësia e madhe që shoku i tij ta braktisë Parisin në verë, raporton e përditshmja spanjolle “Marca”, përcjell Express.

Pronari i PSG-së, Al-Khelaifi, udhëtoi javën e kaluar në Brazil për ta bindur Neymarin se Parisi është vendi i duhur për të dhe thuhet se vizita e tij atje ka qenë e suksesshme.

Në të njëjtën kohë, Real Madridi besohet se është duke kërkuar ta transferojë atë, me Zinedine Zidane që e ka pranuar dje në konferencë për media se Neymari do t’i përshtatej skuadrës së tij.

“Ne të gjithë e dimë se një lojtar i nivelit të tij ka shanse të mëdha për të kaluar te ndonjë klub tjetër”, ka thënë Gustavo.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme