Në mungesë të liberalizimit të vizave, qytetarët nuk hezitojnë të gjejnë forma të tjera për të lëvizur drejt vendeve të BE’së. Madje, për këtë, ata janë të gatshëm të ofrojnë mijëra euro, duke zgjedhur edhe rrugë ilegale që të largohen nga Kosova.
Për një rast të tillë raporton KTV, ku dy të rinj janë në gjendje të ofrojnë shuma të mëdha parash për një pasaportë që ua mundëson largimin nga vendi.
Personi me inicialet M. B. nga Drenasi, emër i njohur për redaksinë, iu premton disa të rinjve pasaporta të vendeve të ndryshme të BE’së.
Këtyre dy të rinjve iu kërkohen që të paguajnë nga 2 mijë e 500 euro për t’u pajisur me një pasaportë të Sllovenisë.
Personi 1: “Irlandë?
M.B: Po, Irlandë. Nuk kam nevojë unë ty as me të mashtru as me të bindë as kurrgjë.
Personi 2: Na po kuptohemi, por është problemi që…
Personi 1: Për sa ke me nejt?
M.B: Deri të premten.
Personi 2: Deri të premten? Auuu…
Personi 1: Ku me të gjet ty tani në Irlandë?
M.B: Kur don njeri edhe në Amerikë më gjen.
Personi 1: Normal, ajo kuptohet.
Personi 2: Jo, në Amerikë të gjan, po ti je atje, qysh me ardhë na me t’i dhanë 2500 euro.
M.B: Epo, kur të hi n’biznes me ty, unë nuk shkoj në Irlandë. Deri të shtin pasoshin në xhep, nuk shkoj n’Irlandë. Ti më vete, kur shkoj të premten, nuk të la ty në lojë.
Madje, ky person që thotë se do t’ua bëjë pasaportat, këtë procedurë thotë se e kryen për 15 ditë.
Personi 1: Për sa bahet përafërsisht?
M.B: Për 15 ditë, 16 ditë, qitu e merr në Ambasadë, nuk është sikur viza me nga 2 muaj, 3 muaj, 6 muaj.
Personi 1: Në Ambasadë të Sllovenisë duhet me marrë vizën a?
M.B: Po, vet ki me shku me dhanë gishtin aty.
Personi 1: Vallai mundësi e mirë koka shumë?
M.B: Jo me ta pru unë në dorë, por vet shkon e merr.
Personi 2: Jo, jo, na po kem qejf me marrë krejt në bazë të rregullave, apo e din, me figuru viza?
M.B: Në rregull është, e jep gishtin tak. Del fotografia, emri, mbiemri e të dhënat edhe hin në sistem gishti. Kudo që shkon në Evropë. A e ke pa kudo që shkon në Evropë, i kanë aparatet në qafë, qite gishtin tap, s’përputhet fotografia me kërkan edhe të nxajnë”.
M.B. thotë se pasaportat që pretendon se do t’ua bëjë nuk janë të falsifikuara dhe se shuma e parave është e arsyeshme.
Personi 2: Të kallëzova, edhe vëllai jem e ka ba qashtu.
M.B: “Unë muj më ta pru drejtpërdrejt në kafe qitu, por ai nuk është i regjistrum, ai është i marum në gjendje të rregullt, por nuk është i regjistrum. Nuk je i regjistrum.
Personi 1: Pasha Zotin, te koka mundësi e mirë, pare kogja shumë, po, s’janë pak.
M.B: Por nuk janë edhe shumë se ki pasosh përjetë, ti je i ri.
Personi 1: Se 5 mijë euro i nxjerr për gjysmë viti.
M.B: Jo gjysmë viti por për 15 ditë.”
M.B. thotë se babai i tij nuk është lajmëruar në shtëpi tash e dy muaj dhe se i njëjti ka thënë që po shkon në Kroaci.
Por, me gjithë mungesën e babait në shtëpi, ai thotë se rastin nuk e ka paraqitur në polici.
Televizioni ka kërkuar nga Policia e Kosovës nëse është në dijeni se po shiten viza në këtë mënyrë, por zyrtarët nuk kanë kthyer përgjigje.
Përgjigje nuk kanë dhënë as nëse ky person e ka lëshuar Kosovën, ashtu siç u ka thënë familjarëve.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/te-rinjte-japin-deri-ne-2-mije-euro-per-t-u-pajisur-me-vize-shengen-513113/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë