Televizioni shtetëror sirian ka thënë se presidenti Bashar al-Assad ka vizituar trupat në Gutan Lindore më 18 mars, vizita e parë pas shumë vitesh në enklavën që gjendet afër kryeqytetit, Damask.
Imazhet e shfaqura në televizionin sirian dhe mesazhet e postuara në llogarinë e Assadit në aplikacionin Telegram tregojnë se si ai takohet me persona të veshur me uniforma ushtarake.
“Në frontin e luftës në Gutan Lindore… Presidenti Assad me heronjtë e ushtrisë siriane”, thuhet në përshkrimin e fotografive të postuara.
Forcat e qeverisë siriane në javët e fundit kanë kryer sulme të mëdha në Gutan Lindore, enklavë e cila është nën kontrollin e rebelëve që prej vitit 2012.
Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, organizatë me bazë në Britani, ka thënë se forcat e Assadit kanë marrë nën kontroll më shumë se 80 për qind të territorit të kësaj enklave.
Qeveritë perëndimore dhe Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje forcave qeveritare siriane dhe aleatëve të tyre, përfshirë edhe Rusinë, që të ndërpresin sulmet. Më 28 shkurt, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres e kishte përshkruar si “ferr në Tokë” situatën në Guta./rel
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...