Google ADS

Kush janë 3 deputetët shqiptarë që po marrin pjesë si vëzhgues të zgjedhjeve në Rusi!

15:56 | 18 Mars 2018
Arbresh.info

Rusia voton sot për të zgjedhur Presidentin e ri të Federatës. Për të ndjekur mbarëvatjtjen e procesit zgjedhor janë angazhuar 555 mijë vëzhgues, lokalë dhe ndërkombëtarë.

Mësohet se në përbërje të misionit vëzhgues të OSBE/ODHIR bëjnë pjesë edhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, Fatmir Mediu, Bledi Çuçi dhe Ervin Bushati.

Ata janë vendosur në disa qendra votimi në Moskë.

Ndërkohë qendrat e votimit janë hapur që në 08:00 të mëngjesit dhe mbyllen në 20:00, me orën lokale të Rusisë. Votimi është elektronik./abcnews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme