Google ADS

Bahtiri dënon ashpër thyerjen dhe zjarrvënien në QMF-në në Veri të Mitrovicës

15:41 | 18 Mars 2018
Arbresh.info

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dënon ashpër thyerjen dhe zjarrvënien në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe në paralelen e shkollës “Azis Sylejmani” në lagjen “Kodra e Minatorëve” në pjesën veriore të Mitrovicës.

Kryetari Bahtiri kërkon nga qytetarët që të ruajn qetësinë dhe njëkohësisht ju bënë thirrje organëve gjegjëse që sa më shpejtë të i identifikojnë dhe dënojnë kryesit e këtyre veprave.

“Rastet e tilla janë të papranueshme, pavarësisht se cilit nacionalitet i takojnë, andaj lus edhe kryetarin e Veriut të Mitrovicës z.Goran Rakiq, që të dënoj këtë rast sepse ngjarjet e tilla e rëndojnë jetën e qytetarëve në veri”, shtoj kryetari Bahtiri.

Mirëpo pavarësisht, çfarëdo sulmi apo pengese gjatë këtij rrugëtimi, asgjë nuk do të na ndal që të jemi pranë qytetarëve tonë kudo që të jenë dhe duke ju ofruar shëbime sa më cilësore dhe sa ma afër shtëpive të tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme