Një shtetas që vuan dënimin në burgun e Shën Kollit ka tentuar t’I japë fund jetës, duke prerë damarët me brisk rroje.
Sipas njoftimit të policisë i dënuari me inicialet R.H 32 vjeç nga Fushë Kruja është dërguar me urgjencë në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 17.03.2018, ne IEVP Shënkoll, shtetasi i dënuar R.H vjeç 32 banues në Fushë Krujë, i dënuar me 21 vjet burg, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, në gjendje depresioni, ka tentuar të vrasë veten me mjet prerës (brisk rroje), i cili pasi mori mjekim në spital u largua për te IEVP Shënkoll, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim”, thuhet në njoftimin e policisë.
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...