Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka kryer obligimet ndaj komisionarëve, të cilët kanë qenë të angazhuar në raundin e dytë të votimit për zgjedhjet komunale.
Sipas KQZ-së, kjo vonesë ka ndodhur për shkaqe teknike dhe se tashmë kanë bërë kërkesë në Ministrin e Financave për alokimin e mjeteve prej 140 mijë euro, për t’i kryer obligimet ndaj komisionarëve.
1 mijë e 671 persona të cilët kanë qenë të angazhuar në zgjedhjet e fundit komunale që janë mbajtur vitin e kaluar, ende nuk janë paguar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, shpjegon arsyet pse nuk janë kryer ende obligimet ndaj këtyre komisionarëve.
“Nga numri i përgjithshëm i të angazhuarve në procesin zgjedhor të vitit të kaluar janë vetëm 1mijë e 671 persona, pra, komisionarë dhe staf tjetër i angazhuar të cilët nuk e kanë marrë pagesën për angazhimin e tyre. Arsyet janë të ndryshme, në disa raste këto pagesa janë bërë mirëpo janë kthyer nga bankat, për shkak se ka pasur probleme me llogarit”ka thënë Valmir Elezi, Zëdhënësi i KQZ-së.
Elezi tregoi se kanë drejtuar një kërkesë në Ministrin e Financave, nga e cila kërkojnë buxhet shtesë prej 140 mijë euro për t’i përmbushur obligimet ndaj komisionarëve.
“Për t’i kryer këto obligimi të bartura nga viti i kaluar, KQZ ka kërkuar buxhet shtesë nga Ministria e Financave. Në total obligimet e bartura për 1671 persona të angazhuar në zgjedhjet e fundit, llogaritet të jetë 140 mijë euro”tha Elezi.
Ndërsa zëdhënësi i zyrës së Informimit nga Ministria e Financave, Muharrem Shahini, tregoi për Radio Kosovën se kanë pranuar një kërkesë nga KQZ dhe se janë duke e shqyrtuar atë.
“Ne kemi marrë një kërkesë nga KQZ për mjetë shtese, që t’i bëjë pagesat të cilat ajo nuk i ka kryer vitin e kaluar. Ndërkohë ne jemi duke e shqyrtuar ketë kërkesë dhe shumë shpejt do të dalin me një qëndrim” ka thënë Muharrem Shahini, zëdhënësi i zyrës së Informimit nga Ministria e Financave.
Zgjedhjet e fundit komunale janë mbajtur me 22 tetor të vitit të kaluar, ku ishin të angazhuar 25 mijë persona për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, nga të cilët 1 mijë e 671 ende nuk janë paguar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve./rtklive
Zgjedhet Formacioni i vitit 2024 në Superligë sipas votave t...
A do të rikthehet ndonjë ish-banor sonte në Big Brother VIP ...
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...
Numri i serbëve në Kosovë – vetëm sipas vlerësimit
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...