Ende pa kaluar dy muaj nga lindja, Zaimina ushtrohet në palestër me Khloen

13:34 | 18 Mars 2018
Arbresh.info

Do të mjaftonte një “vizitë” në instagramin e këngëtares Zaimina, për të kuptuar që tanimë Khloe, vajza e saj është qëndra e botës.

Edhe më herët e ftuar në emisionin “Pop Culture” në një lidhje direkt në skype Zaimina ka pohuar se është gruaja më e lumtur dhe çdo gjë e saj tashmë sillet rreth Khloe.

Nuk mendoj asnjë moment për veten”, -ka treguar ajo. Por duket se dhe kur mendon të bëjë ndonjë gjë për veten këngëtarja nuk ka se si të mos e përfshijë vogëlushen e saj 2 muajshe. Gjatë ditës së djeshme ajo ka publikuar në rrjete sociale një video ku shfaqet duke bërë ushtrime. Zaimina i është rikthyer palestrës, por as këtu ajo nuk ndahet nga e vogla e saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme