Shtatzëninë, më shumë se në periudhën tjetër të jetës, e shoqërojnë thashethemet e plakave.
Ka ndonjë magji në ato që dikush ia qëllon se a do të jetë bebja e gjinisë femërore apo mashkullore dhe si do të dukej, transmeton Telegrafi.
Ekzistojnë besime dhe hamendje të shumta, të cilat e shoqërojnë shtatzëninë, por që kanë të bëjnë me beben që do të lindë.
Shumica e tyre nuk janë të vërteta, mirëpo nuk mund të thuhet edhe për konstatimin që bebja do të lindë me shumë flokë, nëse shtatzëna ka pasur djegësirë në stomak.
Kjo tani është konstatuar edhe shkencërisht.
Studimi i bërë në Universitetin Jane Hopins, me 64 shtatzëna, ka treguar lidhjen e djegësirës dhe flokëve tek bebja, ndërsa fjala është për hormonin i cili ndikon te të dyja rastet.
“Në kundërshtim me pritjet tona, ka rezultuar që ekziston lidhshmëria midis intensitetit dhe shpeshtësisë së djegësirës gjatë shtatzënisë dhe sasisë së flokëve tek i porsalinduri”, sqarojnë shkencëtarët të cilët e kanë bërë studimin.
Sqarimi qëndron tek hormoni i estrogjenit i cili tajit shumë gjatë shtatzënisë.
Ky hormon ndikon në rritjen e flokëve të bebes dhe në intensitetin e lirimit të muskujve të cilët mbyllin ezofagun, prandaj varet se a do të vuajë shtatzëna nga djegësira. /Telegrafi/
Gjermania e pamëshirshme ndaj Bosnjës, ia shënon shtatë gola
Pesë persona të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Fe...
Sfidë e zbehtë dhe pa gola në “Air Albania”, Shqipëria dhe Ç...
Arta Nitaj bëhet nënë
Xheneta, Gjestit: Nuk më intereson edhe nëse ke pasur diçka ...
Përfshihet nga flakët vendi i depozitimit të mbetjeve në Vlo...