Oda e afarizmit të Kosovës i është drejtuar sot me një letër Presidentit të Republikës së Kosovës që në bazë të kompetencave që i jep Kushtetuta, ta kthen ketë ligj edhe njëherë në Kuvend të Kosovës me qëllim që të eliminohet neni 34 pika 2 ose të riformulohet sipas parimeve demokratike të një ekonomie të lirë dhe konkurruese, ne koordinim te plot me komunitetin e biznesit.
Me poshtë mund ta gjeni letrën e plotë:
Për: SHLT Hashim THAÇI
President i Republikës së Kosovës
Nga: Oda e Afarizmit të Kosovës
Lënda: Kërkesë për mos-dekretim dhe kthimin në Kuvend të “Ligjit për shoqëritë tregtare”, respektivisht nenin 34, pika 2 e tij.
Shkëlqësi President Thaçi,
Komuniteti i biznesit i cili përfaqësohet nga Oda e Afarizmit të Kosovës është jashtëzakonisht i shqetësuar me miratimin e Ligjit për shoqëritë tregtare, respektivisht neni 34, pika 2 e këtij ligji, i cili i detyron bizneset private që në bordet e tyre të kenë 40 % gra dhe pas dy viteve 50 %.
Ky nen me këtë formulim, pos që është ndërhyrje e drejtpërdrejt në autonominë e biznesit për ta drejtuar biznesin e tij, është edhe në kundërshtim me frymën kushtetuese të Kosovës. (Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Kapitulli 1, Neni 10. Ekonomia e tregut me konkurrencë të lirë është bazë e rregullimit ekonomik të Republikës së Kosovës. )
I nderuari z. President
Ndërhyrja në autonominë e biznesit përmes ligjeve të cilat kanë për qëllim “rritjen e numrit të grave në vendimmarrje” nuk ndihmon në krijimin e vendeve të reja të punës dhe mbi të gjitha krijon barriera për investitor të mundshëm nga Bota.
Qeveria e Kosovës më në fund pas 10 viteve pavarësi ka funksionalizuar ligjin për investime strategjike për të mundësuar ardhjen e investimeve të huaja. Me hyrjen në fuqi të këtij amendamenti i cili nuk ekziston në asnjë vend në Evropë, Kosova praktikisht po bllokon ardhjen e investimeve shumë milionëshe duke Ju ndërhyrë drejtpërdrejt në mënyrën e menaxhimit të kompanisë.
Duke marrë parasysh këto, Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon nga Ju i nderuari President, që në bazë të kompetencave që ju jep Kushtetuta, ta ktheni ketë ligj edhe njëherë në Kuvend të Kosovës me qëllim që të eliminohet neni 34 pika 2 ose të riformulohet sipas parimeve demokratike të një ekonomie të lirë dhe konkurruese, ne koordinim te plot me komunitetin e biznesit.
Oda e Afarizmit të Kosovës është në përkrahje të çdo iniciative që do të ndihmonte rritjen e numrit të grave në biznes dhe vendimmarrje, por kërkon që këto iniciativa të diskutohen paraprakisht me biznesin si dhe të jenë në harmoni me parimet e një tregu të lirë dhe një ekonomie konkurruese.
Tregu i lirë është ndërtuar në bazë të konkurrencës së drejtë dhe meritokracisë në punësim dhe qeverisjes korporative.
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...