Google ADS

Policia jep detaje për vrasjen që ndodhi dje në Obiliq

11:52 | 18 Mars 2018
Arbresh.info

Në fshatin Babimofc, Obiliq është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, i cili me armë zjarri dyshohet se ka qëlluar për vdekje viktimën mashkull shqiptar.

Vrasja dyshohet sipas dëshmitarëve të jetë aksidentale.

Njësiti hetimor në vend ngjarje ka konfiskuar një pistoletë, TT-7.62mm me një fishek në tytë, një karikator me 3(tre) fishek dhe një gëzhoje.

Rastit ju kanë përgjigjur gjitha njësit relevante Policore.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML, ndërsa i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Rasti mbetet nën hetime.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme