Paralajmërimi i Ziadin Selës për prokurorin famëkeq Lubomir Smilevski

10:21 | 18 Mars 2018
Arbresh.info

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela shumë herë kishte paralajmëruar se prokurori Lubomir Smilevski mund të jetë i dëmshëm për shqiptarët, njofton agjencia e lajmeve INA.

Ai pati kundërshtuar zgjedhjen e tij duke votuar kundër, me arsyetimin se i njëjti kishte marrë pjesë në procese kundër atdhetarëve  shqiptarë.

“Prokurorin publik nuk e kam votuar sepse kam një arsye të fortë, në Kumanovë kam një kryetar dege (duke aluaduar në Isuf Seferi) babain e të cilit (Arif Seferin) e kanë burgosur dhe e kanë mbytur në burg pikërisht këta gjykatës andaj unë s’mund të votoj për një prokuror të tillë. Për këto çështje janë marrë vesh LSDM dhe BDI”, është shprehur Ziadin Sela./INA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme