Reali nuk e ka kontaktuar Lewan.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka njoftuar shefin ekzekutiv të Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, se klubi i tij nuk ka arritur marrëveshje me Robert Lewandowskin.
Sipas së përditshmes spanjolle “Mundo Deportivo” ka raportuar se klubi madrilen ka arritur marrëveshje personale me Lewandowskin, që ai ta braktisë Bayern Munichun për Real Madridin në verë.
Megjithatë, përkundër spekulimeve të vazhdueshme se sulmuesi polak mund të largohet nga “Allianz Arena” në fund të këtij sezoni, Perez ia ka bërë më dije Rummenigges se klubi i tij nuk ka kontaktuar me sulmuesin e tyre.
Lewandowski ka kontratë me Bayer Munich deri në vitin 2021.
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhuron sot libra për mbi 30 b...
Moti në Shqipëri do të jetë me diell dhe mjegull
Nëntë ditë nga zgjedhjet Trump tubim në Manhatan, Harris në ...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara