Google ADS

Miratimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhës Shqipe, ngjarja historike që shënoi javën

08:18 | 18 Mars 2018
Arbresh.info

Gjatë javës që lamë pas u mbajt seanca për Ligjin e Gjuhëve në Maqedoni, ku u votua për herën e tretë.

Mirëpo gjatë seancës opozita maqedonase bllokoi foltoren duke mos lejuar votimin për këtë ligj.

Gjatë votimit të dytë ishte ish-kryeministri, Nikolla Gruevski ai i cili tentoi të sulmojë kryeparlamentarin, Talat Xhaferi në mënyrë që të mos e mbante seancën, shkruan arbresh.info

https://ëëë.facebook.com/makfax/videos/10155596880328353/

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ka ndërprerë seancën për Ligjin e gjuhëve së bashku me deputetët tjerë të OBRM-PDUKM-së.

Gruevski i nervozuar gjuajti gotën me ujë drejt Xhaferit, ndërsa shumë pak mungoi që të vijë deri tek përleshja fizike mes tyre. Pas këtij incidenti menjëherë reaguan shërbimet e sigurimit të Kuvendit, të cilët parandaluan ndonjë incident më të madh.

Xhaferi nën presion të opozitës vendosi që të ndërpresë seancën dhe deputetët të shkojnë në pauzë.

E pas tensioneve në Kuvend mes kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi dhe ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, pas pauzës është votuar Ligji për Gjuhët në Maqedoni.

Me 64 vota PËR dhe me mos prezencë të deputetëve të OBRM-PDUKM-së ka kaluar ligji për së treti herë në filtrin e Kuvendit dhe i njëjti tani e ka rrugën e hapur për zbatim.

Herën e dytë ligjin e pengoi, presidenti i vendit, Gjorge Ivanov.

Deputetët e OBRM-PDUKM-së të udhëhequr nga ish kryetari i tyre, Gruevski e quajnë si jo-kushtetues dhe si tradhti për shtetin e Maqedonisë.

Me votimin e ligjit, u anashkaluan 35.000 amendamente të OBRM-PDUKM-së, që do të bllokonin punën e Kuvendit në Maqedoni deri në fillim të shtatorit.

Pas miratimit në Kuvend, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ka nënshkruar Ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili u miratua sot nga shumica qeveritare dhe e dërgoi për tek presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, i cili duhet ta nënshkruajë.

Sipas ligjit, në afat prej tetë ditëve nga pranimi i ligjit, presidenti duhet ta nënshkruajë dekretin ose me letër ta njoftojë kryetarin e Kuvendit, nëse vendosë që të mos e nënshkruaj ligji.

Por, presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka thënë se nuk e nënshkruan këtë ligj.

”Si kryetar i shtetit këtë nuk do ta lejoj. Për këtë, nuk do të nënshkruaj një ligj të sjellë në këtë mënyrë. Në këtë ligj është keqpërdor flamuri i BE-së, ligj pa debat është sjellë ndërsa debati përmbahej nga vërejtjet e mija. Kushtetuta dhe ndërgjegjja nuk më lejojnë të votoj këtë ligj”, thuhet në njoftimin e presidencës.

I njëjti edhe në janar nuk pranoi që të nënshkruaj këtë ligj. Këtë herë nënshkrimi i tij është vetëm procedurë.

 

Por kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi në një atmosferë të tensionuar para gazetarëve ka folur për votimin e Ligjit të gjuhëve.

”Nuk dua ta komentoj sjelljen e Nikolla Gruevskit. Unë nuk do lejoj që të kthehet 27 prill (ngjarjet e përgjakshme, 2017). Prej ditës së parë kur kam marr detyrën e kam ditur se do të kem edhe kështu sfida. Puna ime nuk duhet të kuptohet si provokim ndër-etnik. Për kushtetutshmërinë e ligjeve, do të vendos Gjykata Kushtetuese me seanca të rregullta. Përgjegjësia kushtetuese nuk i bie obligim Kuvendit. Sipas nenit 141, Komisioni për ligje ka konstatuar se ka nevojë për këtë ligj. Asnjë institucion nuk mund të vlerësojë kushtetuetshmëri të ligjit pos Gjykatës Kushtetuese. Kuvendi i mori sugjerimet dhe vërejtjet e kryetarit të shtetit dhe për këtë u diskutua dhe votua edhe një herë ky ligj” u shpreh Xhaferi para gazetarëve të cilët ishin të padurueshëm dhe konfliktuoz me kryetarin e Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit tha se është votuar me ngritje dore pasi Gruevski me ujë ka dëmtuar sistemin elektronik për votim.

https://ëëë.facebook.com/makfax/videos/10155597051938353/

 

Veprimi i presidentit Ivanov është quajtur si qyqar nga kryeministri i Maqedonisë.

Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk do të ndryshojë asgjë në Maqedoni e as që do ta rrënojë të ardhmen e saj të përbashkët. Ai ka bërë apel që Ligji të vihet në përdorim, të respektohen institucionet, kurse Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venedikut të deklarohen për këtë ligj.

Për vendimin e Ivanovit për të mos e nënshkruar Ligjin, Zaev thotë se bëhet fjalë për një “shkelje flagrante të Kushtetutës, por edhe qyqarllëk”.

Në Forumin për sundimin e ligjit në Evropën Juglindore, Zaev bëri thirrje që t’i jepet mundësi shoqërisë shumë etnike të Maqedonisë.

“Mbrëmë u votua Ligji për përdorimin e gjuhëve në Kuvendin e Maqedonisë. Ky ligj është kontribut serioz për ndërtimin e konceptit të një shoqërie për tërë qytetarët e Maqedonisë.

Ky hap e pati mbështetjen në zgjedhjet e kaluara lokale dhe parlamentare.

Kjo vlerë, ‘Maqedonia vendi i të gjithë qytetarëve’ është koncept dhe udhërrëfyes për të ardhmen tonë. U përcaktuam për politika që e ndërtojnë Maqedoninë si shtet qytetar për të gjithë që jetojnë aty, maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, vlleh, romë, boshnjakë, si edhe të gjithë bashkësitë tjera.

Ligji për përdorimin e gjuhëve është në pajtim me Kushtetutën dhe Amendamentin 5 që është sjellë para 17 vitesh.

Askush nuk mundet të jetë mbi Kushtetutën. Me përparimin të drejtave për përdorimin e gjuhëve nuk humb askush, por mundësohen kushte për komunikim më të mirë ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve. Komunikimi i papenguar i qytetarëve është përfitim civilizues.

Njëkohësisht ky ligj në tërësi e garanton përdorimin e gjuhës maqedonase. Është koha t’i hedhim politikat e ndarjes, konflikteve dhe trazirave.

Detyra jonë dhe përgjegjësia jonë duhet të jenë interesat e tërë qytetarëve pa përjashtim”, deklaroi Kryeministri Zoran Zaev, një ditë pas votimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

https://ëëë.facebook.com/zaevzoran/videos/10156384935772932/

E nga ana tjetër  Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Komisionit Evropian (KE) është deklaruar  se KE-ja pret që ligji të dërgohet në Komisionin e Venedikut, siç është paralajmëruar në planin 3-6-9.

“Zbatimi i ligjit duhet të jetë sipas standardeve evropiane”, thotë Kocijançiq.

Ajo shtoi se pret që Kuvendi të përqendrohet në reforma dhe të ecet përpara me agjendën drejt BE-së./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme