Federer kalon në finale të Indian Wells, mposhti kroatin Coric

22:10 | 17 Mars 2018
Arbresh.info

Numri një i botës në tenis, Roger Federer ka arritur në finale të BNP Paribas Open për herë të tetë në karrierë të shtunën në mbrëmje, pas fitores së vështirë ndaj tenistit kroat, Borna Coric.

Zvicerani tani do të kërkojë ta fitojë përsëri “Dunshine Double” – veçori kjo e arritur kur një lojtar i fiton të dyja, Indian Wells dhe Miami, raporton Express.

Ndaj kroatit, Federer fitoi 2 me 1 në sete 5-7, 6-4, 6-4.

Nëse Federer e fiton trofeun të dielën në Indian Wells dhe pastaj e fiton edhe Miamin një javë më vonë, atëherë do ta barazojë rekordin e Novak Djokovicit me katër “Sunshine Doubles”.

A mund ta vendosë edhe një rekord tjetër Federer?

Roger Federer tani është vetëm një fitore larg vendosjes së një rekordi tjetër.

Ai mund të bëhet lojtari i parë që i fiton gjashtë tituj BNP Paribas Open.

Kampioni aktual do të përballet me fituesin e duelit tjetër gjysmëfinal Juan Martin del Porto – Milos Raonic, i cili është duke u zhvilluar momentalisht

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme