Rezultatet e qeverisë Haradinaj janë të vogla dhe të pakënaqshme, thonë njohësit e zhvillimeve politike në vend.
Sipas tyre, ekzekutivi i vendit ka dështuar për këta gjashtë muaj që të arrijë një konsensus nacional, në mënyrë që çështjet e rëndësishme t’i shtyjë përpara.
Ata thonë se mos përfundimi i çështjes së demarkacionit, po pengon edhe punën e Qeverisë.
Qeveria Haradinaj e nisi punën me premtime të mëdha dhe veprime të hovshme. Disa vendime qeveritare u tërhoqën apo u ndryshuan më pas nga vetë kryeministri Haradinaj, kurse vendimi për rritjen e pagave për zyrtarët qeveritarë përfundoi në Gjykatën Kushtetuese.
Sidoqoftë, politologu Ramush Tahiri thotë se qeveria ngeci në çështjet politike dhe teknike.
“Ka mbet në pengesat kryesore që ka të bëjë me çështjet politike por edhe teknike siç është demarkacioni dhe themelimi i komunave me shumicë serbe dhe çështja e integrimeve serbe. Rezultatet duken të vogla dhe janë të pakënaqshme. Por, qeveria ka dështuar edhe në arritjen e një konsensusi në parlament por edhe një konsensusi nacional për t’i shtyrë çështjet përpara”, tha Tahiri, raporton RTK
Se çështja e demarkacionit, po e pengon qeverinë e vendit t’i kryejë detyrat e saj, e thotë edhe analisti Naim Rashiti.
“Qeveria filloi mbarë vitin e kaluar, mirëpo, sërish puna e qeverisë në institucione mbetet peng i marrëdhënieve politike dhe temave të mëdha, siç janë demarkacioni, Ligji për Gjykatën Speciale, procese të cilat shkaktuan shumë turbullira në vend dhe të cilat nuk po e lënë qeverinë të merret në mënyrë intensive që t’i kryejë punët e veta”, tha ai
Sipas Rashitit, nëse kjo çështje do të përfundonte, qeveria do të ishte më efektive në punët e saj.
Sidoqoftë, qeveria Haradinaj u kritikua edhe nga shoqëria civile për mënyrën e shpenzimit të parasë publike.
Kabineti qeveritar për 4 muajt e parë ka ndarë rreth 4 milionë euro nga kategoria e shpenzimeve të paparashikuara.
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore