Trepça ’89 thotë se është befasuar nga dhuna e tifozëve të Llapit ndaj lojtarëve dhe zyrtarëve të saj, por edhe nga reagimi i Policisë së Kosovës, për të cilin thotë se ndihmoi tifozët e Llapit e nuk kreu punën në mënyrë profesionale.
Derbi i sotëm ndërmjet Llapit dhe Trepçës ’89, që përfundoi 3-3, u përcoll me një përleshje pas përfundimit të takimit, transmeton Koha.net.
Klubi nga Mitrovica thotë se qëllimi i komunikatës është sjellja jo korrekte e simpatizuesve të Llapit dhe Policisë së Kosovës.
“Që nga fillimi i ndeshjes simpatizuesit e Llapit ishin të ngarkuar me rezultatin final të ndeshjes, këto sjellje ishin shfaqur që nga minutat e para të ndeshjes. Se simpatizuesit ishin agresiv ndaj futbollistëve në fushë dhe në bankinë ku ishin edhe zyrtarët dhe futbollistët rezervë të Trepçës ’89 mund të konstatojmë që ishim të rrezikuar, dhe kjo shihet edhe nga incizimet televizive. Hedhjen e gjërave në drejtim të zyrtarëve dhe futbollistëve e tregon fakti edhe i vërejtjes nga gjyqtari Genc Nuza”, thuhet në komunikatën e klubit mitrovicas.
Trepça ’89 më tutje shton se, “nuk e kuptojmë këtë presion të koordinuar mirë ndaj klubit tonë, para pak ditësh Llapi fitoi ndeshjen e Kupës në Mitrovicë dhe është përcjellë nga zyrtarët dhe tifozët tanë me duartrokitje dhe pa asnjë incident, kanë festuar në fushë dhe në ambientet e stadiumit, prandaj pyesim se përse kjo sjellje agresive ndodh pikërisht ndaj Trepçës ’89. Duhet veçuar që gjatë gjithë ndeshjes kishte presion të madh ndaj portierit Bledar Hajdini prapa portës, dhe në bankinë që kanë qenë në shënjestër të hedhjes së mjeteve të rënda dhe të lehta”.
Trepça ’89 shton se e gjithë kjo ishte e koordinuar mirë nga persona të ndryshëm dhe këtë e tregon përshkallëzimi i situatës në minutat e fundit të ndeshjes, pikërsisht pas golit të tretë të Trepçës ’89 në minutat 90+, te rezultati 2:3.
“Këtu dalin në skenë disa simpatizues dhe Policia e Kosovës të cilët sulmojnë brutalisht zyrtarët dhe bankinën. Në këtë rrëmujë pëson sulm fizik zyrtari i Trepçës ’89, Ertan Demiri dhe ndihmëstrajneri Sabit Osmani. Duket se kjo rrëmujë i konvenoi Llapit të cilët e shfrytëzuan dhe barazuan rezultatin në 3 me 3. Policia në ndeshje është për t’i siguruar zyrtarët, trajnerët, futbollistët nga spektatorët, huliganët, e jo t’iu ndihmojë atyre. Policia gjatë ndeshjes nuk ka ndërmarrë asnjë hap për parandalimin e përshkallëzimit të situatës po ka qenë spektatore që në fund të ndeshjes iu ndihmuan huliganëve duke goditur zyrtarët e klubit. Policia nuk ishte sot në nivelin e detyrës profesionale”, thuhet në komunikatë.
Më tutje klubi mitrovicas thotë se, “kërkojmë nga organet kompetente të Federatës që të ndërmarrin hapa konkret për parandalimin e këtyre sjelljeve agresive të huliganëve nëpër stadiume sepse në të kundërtën do të humbasim edhe këta pak adhurues të futbollit dhe donatorët të cilët investojnë nëpër klube”.
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen