Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e Lirie Lamit nga nusja e djalit të saj, Marjana Cmeta.
Më poshtë mund të lexoni rrëfimin e plotë të 21-vjeçares Cmeta, para hoxhës Hysen Hoxha.
Videon e regjistroi hoxha me kamerë, në maj të vitit të kaluar, pak javë pas vrasjes së Lirijes.
Nusja- I thashë që kam një ilaç që na shëron nga të këqijat.
Hoxha– Po.
Nusja– Më tha, ma jep, i thashë që ka erë të keqe, nuk e duron dot dhe i mbusha një bravo.
Hoxha-Ëhëëë.
Nusja– Në momentin që po e pinte, nuk e di po më vriste aq shumë këtu.
Hoxha– Të iki magjistarja, të eleminohet këtu.
Nusja-Kur filloi tu u bo keq e më keq.
Hoxha– Po pastaj nuk fillova tu u ndje keq se filloi ëëë, duke bo ca shikime ke parasysh edhe foli me vete, ishte e pavetëdijshme, i iknin sytë e mendonte se aty po i ikte shpirti mosh ashtu ja boni, çfarë të bëj unë ku të shkoj, a kupto, i lëvizte sytë në një mënyrë shumë të frikshme, kupto, u dukte që ishte tu fol me dikë. Mu aty mu fut frika.
Hoxha– Edhe e godite?
Nusja-Jo nuk e godita. Kudo ku shkoja ajo prapë me ato shikime…më kanë shkatërru.
Hoxha– S’kishte as të vjella, as kështu.
Nusja- Po, kishte të vjella.
Hoxha– Ëhëë.
Nusja- Edhe po mendoja…
Hoxha– Nuk po jep efekt.
Nusja– Po.
Hoxha-Ëëë
Nusja– Pastaj shkoi te dhoma e gjumit e imja, pashë nusen e xhajës që po vinte po sillte lopët, thashë ta mbys tani direkt nuk kishe me prit me bo punë ilaçi, nuk e di, marr një shall…
Hoxha– Ëëëë.
Nusja– Në momentin që e shoh te krevati ajo trembet, a kupto, e filloi duke bërtit hape dritaren. E kupto, derisa shkojmë te dhoma tjetër, domethënë në ato momente…
Hoxha– Ahaa.
Nusja– Jena përplas derisa nuk e di, nuk po më…e kisha harru domethënë sepse po mendoja që të paktën kur ta vras ta mbarojë kjo gjë, a kupto, kam qenë në tension sepse ajo bërtiste hape dritaren e këtë,,,edhe thashë në ato momente unë po thoja që tashi erdhi fundi do e marrin vesh të gjithë që e vrava atë. Kjo, a kupto, atë nuk po e vrisja dot domethënë a kupto derisa erdhi një moment që unë nuk e di.
Hoxha– More shallin.
Nusja– Shalli nuk i boni gjo, kupto, se ajo u mundu me e mbaj me dorë, kupto, i vura durët.
Hoxha– Po.
Nusja– Aty nuk e di unë, nuk e kuptova, vetëm e pashë që… i iku fytyra domethënë e kshu ashtu po kur e lëshojsha, durët prapë, thosha o zo, ishte duke më ik truni.
Hoxha- Po po nejse, hë.
Nusja– E marr e çoj te dhoma e gjumit, e marr.
Hoxha– Ehë, pastaj dha shpirt?
Nusja– Nuk e di, nuk isha e sigurtë a kupto sepse kur e lëvizja e ajo prapë merrte frymë.
Hoxha– Po.
Nusja– Ndoshta nga pulsi unë dridhesha komplet edhe..
Hoxha– Po, nejse.
Nusja- Edhe shkoj pastaj xhaxhi, i them që mami nuk është mirë, shkon me vrap e marrin dhe më thonë ka mbaru, kur e ngrejti kjo nusja e xhaxhit ka pas frymë, mu aty thashë mori fund edhe sa shkojshim rrugës në spital thonin këto o ka mbaru, mu po më shkonte truni boobo kjo akoma është gjallë, a kupton, do merret vesh e vërteta.
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë