Spanja po kërcënon se nëse Kosova merr pjesë në Samitin e BE-së në Sofje, atëherë përfaqësuesit spanjollë nuk do të jenë pjesëmarrës. Kjo pasi shteti i Spanjës nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Por përkundër këtyre reagimeve, ministri i jashtëm kosovar, Behgjet Pacolli ka thënë se Kosova do të marrë pjesë në këtë Samit.
Me anë të një postim në Facebook, Pacolli ka shkruar se Kosova do të marrë pjesë në këtë Samit sikur të gjitha shtetet e BE-së.
Ky është postimi i plotë i Pacollit:
Kosova sikurse të gjitha vendet e tjera të rajonit do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perendimor në Sofje, në muajin Maj, ku pritet tê mbështetet nga të gjithë krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së perspektiva e qartë dhe konkrete e zgjerimit, për të gjitha vendet e rajonit, duke përfshire Kosovën.
Çdo tentim për të minuar prezencën e Kosovës në samit apo përjashtuar simbolet tona shtetërore, paraqet mungesë të vizionit dhe qartësisë për rajonin.
Në kohen kur ndikimi rus është shtuar në rajon, është bërë mëse i nevojshëm unifikimi i BE-s karshi rajonit tonë.
Çdo tendence tjetër për të mos pasur unifikim te politikes evropiane karshi Kosovës, e dobëson BE-në në rajon dhe minon perspektivën e evropianizimit te Ballkanit Perendimor. Kosova do të marrë pjese sikurse të giitha shtetet tjera në samitin e Sofjes dhe nuk bëjmë kompromise këtu!
Ua kam thënë homologëve të mi europian disa herë se mos-njohja nga 5 vendet e BE-së, jo vetem që po e ngadalson ecjen e Kosovës drejt integrimit evropian, por po e ndanë BE-në në rajon dhe po e bënë akter të dobët karshi akterëve të tretë që po tentojnë të depertojnë tek ne./Arbresh.info
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...