Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane insiston se vazhdon të jetë i fokusuar në lojtarët e tij dhe jo në ata që përfliten për transferim si Neymar.
Reprezentuesi i Brazilit ka qenë i lidhur për transferim te gjiganti në La Liga pavarësisht se iu bashkua Paris Saint Germain nga Barcelona për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro në muajin gusht, transmeton portali arbresh.info.
Lojtarët e ‘Los Blancos’, Casemiro dhe Dani Carvajal kanë pranuar të dy brenda javës se Neymar do të ketë sukses në Santiago Bernabeu. Por, duke folur para ndeshjes në la Liga kundër Gironas të dielën, Zidane ka thënë se nuk është befasi që lojtarët e skuadrës së tij kanë vlerësuar lartë njërin nga lojtarët më të mirë në botë.
“Të gjithë kanë të drejtë të kenë mendimin e tyre, ju keni pyetur lojtarët, ju më pyesni mua për Neymar, ai është një lojtarë shumë i mirë, por ai nuk është një lojtar i Real Madridi”, ka thënë trajneri francez.
“Unë duhet të fokusohem në lojtarët e mi dhe të flas rreth tyre”
Ndeshja ndërmjet Real Madridit dhe Gironas zhvillohet duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...