Barcelona ka refuzuar një mundësi për të nënshkruar me mesfushorin e talentuar të Schalkes, Max Meyer.
Pas transferimit të Philippe Coutinhos nga Liverpooli në janar për një tarifë prej 160 milionë euro dhe sigurimit të Arthur Melos që do t’i bashkohet klubit vitin e ardhshëm, gjiganti katalunas nuk ka në plan për të nënshkruar me ndonjë mesfushor tjetër në këtë pikë, transmeton portali arbresh.info.
Gazeta spanjolle ‘Mundo Deportivo’ raporton që reprezentuesit e Meyer ka kontaktuar Barcelonën duke i ofruar shërbimet e lojtarit që është vëzhguar nga ata më parë, por përgjigjja e klubit në Camp Nou ka qenë negative.
Edhe pse mjeshtri i mesfushës Andres Iniesta ka konfirmuar që është duke menduar rreth ofertës që ka pranuar nga Kina, mesfusha e “Blaugranëve” është tashmë e mbushur me plotë lojtarë kualitativ dhe ata nuk kanë ndërmend për të shtuar ndonjë tjetër.
Si një 22-vjeçar, Meyer është një lojtar që mund të mbulojë një numër të madh rolesh në mesfushë. Ai është i zhdërvjelltë dhe një talent i padiskutueshëm që mund t’i sigurojnë një kontratë të mirë te një klub i madh, por Barcelona nuk është destinacioni i tij./arbresh.info/
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Manchester United përgatit për një ofertë për 60 milionë eur...
Haradinaj mban sot konferencë për media