Zëvendëskryeministri i parë Behgjet Pacolli është i bindur se jo vetëm deputeti goran Adem Hoxha, por e gjithë Lista Serbe do ta votojë demarkacionin me Malin e Zi, në seancën e së martës.
Ai ndonëse aktualisht është jashtë vendit, thotë se deri më tani me gjithçka ka qenë në rregull me deputetët e pakicaveMinistri serb në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq ka deklaruar për mediet serbe se Lista Serbe nuk do ta votojnë marrëveshjen e kufirit Kosovë- Mal i Zi.
Por, kjo deklaratë nuk po ia mbush syrin, kreut të AKR-së Behgjet Pacollit.
Krejt këto sipas tij, janë vetëm sipas medieve të Beogradit.
“Me Listën Serbe ka qenë pothuajse krejt në rregull unë besoj se kjo është vetëm për shkak të medieve të Beogradit sepse gjithçka ka qenë në rregull. Unë prapë po rezervohem që sot të flas më kryeministrin. Ai di gjithçka unë nuk di asgjë”, thotë Pacolli për Express.
Megjithëse, zëvendësi i Ramush Haradinajt, duke i komentuar raportimet se njëri nga deputetët e Listës Serbe, Adem Hoxha, do ta votojë marrëveshjen, tha se jo vetëm ai, por e gjithë partia serbe në Kosovë do ta jap votën pro.“Unë besoj sa i përket Adem Hoxhës se janë vetëm spekulime, sepse demarkacionin do ta votojnë krejt, jo vetëm ai. Unë besoj nëse s’ka ndryshu diçka radikale krejt në rregull ka qenë. S’kom fol ende me askënd se jam jashtë”, ka shtuar ndër tjerash ai.
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...