Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane ka pranuar se kishte “preferuar t’i shmangej shortit kundër Juventusit” në Ligë të Kampionëve, por thekson se ata kanë shanse “50-50”.
Dy gjigantët janë përballur në finalen e sezonit të kaluar, ku ‘Los Blancos’ fituan me rezultat 4 me 1 në Carddiff, transmeton portali arbresh.info. Por, ata do të takohen sërish në kuadër të ndeshjeve çerekfinale që zhvillohen muajin e ardhshëm.
“Kam luajtur me Juventusin për pesë vite, prandaj çdo herë që përballem me ata, kjo më sjell mua shumë emocione”, ka thënë fillimisht Zidane në një konferencë për shtyp.
“Unë do doja t’i shmangem shortit kundër Juventusit për shumë arsye, por kur do të përballemi me ata, unë do të vendos anash ndjenjat dhe kujtimet, që janë gjithmonë në mendjen time, dhe do të përqendrohem në lojë”
“Juventusi është i fortë ashtu si sezonin e kaluar dhe janë shumë kompetitiv, pres një ndeshje shumë të vështirë dhe të balancuar në të dy takimet”
“Do thoja se të dy kemi shanse 50-50 për të vazhduar tutje”
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...