Google ADS

Zidane: Bale është i lumtur në Real Madrid

17:29 | 17 Mars 2018
Arbresh Info

Zinedine Zidane insiston se Gareth Bale është i lumtur në Real Madrid pavarësisht kohës së tij të limituar në ndeshjet për Ligë të Kampionëve.

Ylli uellsian ka qenë duke luftuar me lëndime sërish edhe këtë sezon duke arritur të jetë pjesë e skuadrës në vetën dy ndeshje në fazat grupore, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë,  derisa raportet vazhdimisht e lidhin atë me një rikthim në Premierë Ligë, trajneri i tij beson se lojtari është i kënaqur me rolin e tij në Santiago Bernabeu.

“Bale? Jo, jo, [ai nuk është i pakënaqur]”, ka thënë Zidane në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Gironas në La Liga. “Ai është një lojtar që është ndryshe në këtë aspekt”

“Të gjithë mund të kenë mendimin e tyre, por un nuk mendoj se ai është i pikëlluar. Unë mendoj se ai është i lumtur këtu, i lumtur që është pjesë e këtij klubi. Ai ka vërtetuar se është një lojtar shumë i rëndësishëm në këtë skuadër”

Ndeshja ndërmjet Real Madridit dhe Gironas zhvillohet të dielën duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme