Tashmë është në moshën 55-vjeçare, por sërish Alain Robert vazhdon të bëjë çmenduri.
Këtë herë “njeriu merimangë”, siç njihet ai, është ngjitur në një qiellgërvishtës 185 metra të lartë në Paris, pa asnjë element sigurie.
Alain Robert është i njohur për ngjitjen e më shumë se 150 ndërtesave më të larta në botë, ku në të kaluarën është ngjitur edhe në Burj Khalifa dhe në kullën “Eiffel”.
Ai ka nisur që në moshën 11-vjeçare ta bëjë një gjë të tillë, ndërsa është shprehur se nuk do të heqë dorë nga “hobi i tij i çmendur” deri në fund të jetës./TCH/
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...