Google ADS

Kryetari Ahmeti: Largohen të gjitha billbordet në rrugët e Prishtinë

15:29 | 17 Mars 2018
Arbresh.info

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka njoftuar se kanë larguar të gjitha billbordet në rrugët e Prishtinës, shkruan Arbresh.info.

Ai ka shkruar se nëse në të ardhmen do të ketë billborde numri i tyre do të jetë i vogël dhe në pronësi të komunës.

Postimi i tij i plotë:

“Të nderuar qytetarë, Ditëve të fundit, kemi larguar të gjitha billboardet nga rrugët e Prishtinës. Në të ardhmen nqs do të ketë billboarde do të jenë në numër shumë më të vogël dhe në pronësi të komunës (ato që janë në hapësira publike). Fokusi në të ardhmen në murale e vepra tjera të artit publik”, ka shkruar Ahmeti në facebook./arbresh.info/

Fotografia e Shpend A. Ahmeti

Fotografia e Shpend A. Ahmeti

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme