Vetëvendosje shpërndan foto të pushimeve luksoze të djalit të Presidentit

15:06 | 17 Mars 2018
Arbresh.info

Aktivistë të Vetëvendosjes kanë nisur sot një aksion të shpërndarjes së billbordeve nëpër rrugët kryesore të Prishtinës me fotot e pushimeve të Endrit Thaçit, djalit të Presidentit. Sipas tyre, derisa djali i Shefit të Shtetit shëtit nëpër vende të botës në Kosovës ekziston mjerim i përditshëm.

Fotot e pushimeve të Endrit Thaçit, djalit të Presidentit, janë shpërndarë sot nëpër rrugët e Prishtinës. Këtë e kanë bërë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë thënë se në Kosovë ekziston mjerim.

Aktiviteti i tyre  është zhvilluar në qendër të Prishtinës derisa askush nuk i ka penguar. Kanë treguar se fotot e Endritit do t’i vendosin në gjashtë pikat kryesore të kryeqytetit, shkruan gazeta express.

Endrit Thaçi kishte publikuar kohë më parë fotografi të udhëtimeve jashtë shtetit, përfshirë edhe udhëtimet e tij në SHBA.

Zyrtarët e VV’së vazhdimisht kanë bërë publike jetën e kundërshtarëve të tyre politikë. Nuk dihet nëse tash e tutje do të merren edhe me jetën private të krahut të Dardan Molliqajt e Shpend Ahmetit./Express/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme