Dje Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë shënoi 73 vjetorin e themelimit dhe 23 vjetorin e anëtarësisë në Federatës ndërkombëtare të shoqatave të Kryqit të Kuq, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në prag të 17 Marsit – Ditës së dhurimit të gjakut, sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Maqedonisë, Sait Saiti deklaroi se kjo organizatë gëzon reputacion të mirë në rajon dhe bashkëpunim të mirë me institucionet shtetërore.
“Dhuruesit e gjakut janë nga njerëzit më human në mesin tonë dhe për nder të tyre dita e themelimit të Kryqit të Kuq është në ditën e dhurimit të gjakut në Maqedoni. Është plotësuar plani vjetor për dhurim të gjakut në Maqedoni, me 55 mijë njësi gjaku në tërë shtetin dhe me këtë kemi ndihmuar që sistemi shëndetësor i vendit në asnjë çast të mos ketë mungesë të njësive të gjakut”, tha Saiti.
Në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili theksoi se Kryqi i Kuq është partner serioz i tyre në aktivitetet e përbashkëta për përparimin e mbrojtjes shëndetësore të qytetarëve të Maqedonisë./Telegrafi/
Policia kërkon ndihmë në lokalizimin e një gruaje në Pejë, d...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së