Liverpool ka shitur njërin nga futbollistët e saj më të mirë në vitet e fundit.
Philippe Coutinho iu bashkua Barcelonës në janar por klubi anglez nuk e ka zëvendësuar atë me asnjë futbollist. E gjatë afatit kalimtar të verës ‘The Reds’, pritet të bëjnë një goditje të madhe në repartin ofensivë.
Mesfushori i Paris Saint Germain, Julian Draxler është bërë objektivi i Liverpoolit për mesfushën. Trajneri i klubit anglez, Jurgen Klopp e pëlqen shumë lojën e Draxler dhe po kërkon ta transferojë në Afield, shkruan Telegrafi.
24-vjeçari nuk ka pasur këtë edicion shumë hapësira tek PSG dhe ka kërkuar largimin nga klubi. Gjiganti anglez është i gatshëm të shpenzojë deri në 50 milionë euro për transferimin e gjermanit në Ligën Premier.
Kujtojmë që Draxler aktualisht ka kontratë me Parisin deri në verën e vitit 2021 dhe ka një pagë rreth gjashtë milionë euro. /Telegrafi/
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...