Komisioni për mbikëqyrjen e testit PISA 2018, i emëruar me vendim të ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, sot ka mbajtur takimin e radhës, ku të përfshirë janë edhe ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë në fushën e arsimit, të cilët po japin kontributin e tyre maksimal në përgatitjet për testin PISA 2018, transmeton arbresh.info.
Në këtë takim pune, i pranishëm ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i MAShT, Ekrem Kastrati, i cili në një fjalë hyrëse ka falënderuar gjithë akterët që për disa muaj janë duke punuar shumë në përgatitjet rreth testit PISA 2018, ndërsa ka shprehur gatishmërinë e tij për të mbështetur Komisionin dhe divizionin përkatës brenda MAShT në këto ditë që kanë mbetur deri në mbajtjen e testit PISA.
Sipas një komunikate për medie, gjatë këtij takimi, të udhëhequr nga kryesuesi i Komisiomit për mbikëqyrjen e testit PISA 2018, Skender Susuri, u diskutua edhe përvoja e Republikës së Shqipërisë për administrimin e këtij testi dhe specifikat tjera. Në lidhje me këtë, Rezana Vrapi, drejtore e Qendrës së Shërbimeve Arsimore në kuadër të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë, ka folur në detaje rreth përvojave dhe përgatitjeve që Shqipëria po bën për mbajtjen e testit PISA 2018.
Gjithashtu, në këtë takim është hartuar edhe Plani i Veprimit për administrimin e mbajtjes së testit final PISA 2018.
Në testin PISA 2018 do të marrin pjesë 211 shkolla me 5370 nxënës dhe testi do të mbahet nga 11 prilli deri më 5 maj./arbresh.info/
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...