Kombet e Bashkuara kanë thënë se ka pasur raporte alarmuese për vdekjet civile në enklavën siriane të Afrin, ku forcat kurde thuhet se po bllokojnë civilët që të largohen nga qyteti.
Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut tha se kishte marrë “raporte shumë alarmuese nga Afrini në Sirinë veriperëndimore për vdekjet dhe plagosjet civile për shkak të bombardimeve ajrore dhe sulmeve në terren”, duke shtuar se zona është nën rrethim dhe civilët mund të përdoren si “mburoja njerëzore” nga forcat kurde atje.
Zëdhënësi Ravina Shamdasani në mënyrë të veçantë ka deklaruar se “civilët po pengohen të largohen nga qyteti i Afrin nga forcat kurde … (dhe) po mbahen për t’u përdorur si mburoja njerëzore”, transmeton portali arbresh.info
Forcat e udhëhequra nga Turqia filluan një sulm ajror dhe tokësor në rajonin me shumicë kurde më 20 janar.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR) vlerëson se të paktën 245 civilë, duke përfshirë 41 fëmijë, janë vrarë.
Observatori tha të enjten se më shumë se 30,000 njerëz kishin ikur nga qyteti në 24 orë, me civilët ende duke u përpjekur të dilnin të premten përpara se forcat turke të ndërpritnin rrugën e fundit të daljes./Arbresh.info/
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...