Ministri për Kthim dhe Komunitete dhe zëvendëskryeministri Dalibor Jevtiq, ka bërë të ditur se nga programin i vitit 2004 deri më sot, në Kosovë janë kthyer 6,790 serbë.
“Masakra ishte një goditje shtesë pas largimit të dhunshëm të serbëve në vitin 1999. Në mars të vitit 2004, disa vende janë zbrazur plotësisht dhe nuk kemi mundësi t’i kthejmë njerëzit atje”, ka thënë Jevtiq, transmeton lajmi.net.
Ai ka thënë në RTS se problem me kthimin e serbëve të zhvendosur në Kosovë nuk është vetëm një çështje e sigurisë, por edhe ekonomia dhe pronat e uzurpuar.
Sipas tij, situata në Kosovë tani është më e mirë.
“Ne nuk kemi problemet që kishim vite më parë, për shembull, problemi i lirisë së lëvizjes, përveç në Gjakovë dhe Suharekë, ku serbët nuk mund të lëvizin pa përcjellje të policisë. Ndërsa për kthimin është shqetësuese, nuk është vetëm çështja e sigurisë, por edhe ekonomia. Dikush mund të vendosin të kthehen kur të gjitha gjërat të merren parasysh”, ka thënë Jevtiq. /Lajmi.net/
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”