Google ADS

Arsenali i gatshëm të fillojë bisedimet me Napolin për Koulibalyn dhe Jorginhon

12:44 | 17 Mars 2018
Arbresh.info

Arsenali dëshiron ta përforcojë fazën e mbrojtjes dhe të mesfushës në verë.

Kësisoj skuadra londineze është duke shikuar tregun italian për tu përforcuar për stinorin e ri. Dy dëshirat e Arsenalit janë yjet e Napolit, mbrojtësi Kalidou Koulibaly dhe mesfushori Jorginho.

Të dy lojtarët janë kryesorët në repartet e tyre dhe kjo ka bërë që Arsenali të interesohet për ta. E përditshmja angleze ‘Daily Star’ shkruan se Topçinjtë janë duke përgatitur një ofertë të lartë për këtë dyshe, shkruan Telegrafi.

Besohet se do t’i ofrohen Napolit rreth 100 milionë euro për transferimin e Koulibalyt dhe Jorginhos në Londër.

Mbrojtësi 26-vjeçar është gjithashtu objektiv edhe i skuadrave tjera angleze si Chelsea, Manchester United e Liverpool. Ndërkohë Jorginho po pëlqehet shumë nga rivali lokal i Arsenalit, Tottenham Hotspurs. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme