Roma do të ndeshet me Barcelonën në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Italianët mund të thuhet se nuk kishin fat pasi do të përballen me favoritin kryesor për ta fituar këtë trofe.
E fuqinë e Barcelonës e di edhe kapiteni i Romës, Daniele De Rossi që ka folur për këtë përballje.
“Ndoshta do të kishim preferuar një kundërshtar tjetër por jemi në çerekfinale dhe luajmë kundër tetë skuadrave më të mira”.
“Kemi marrë kundërshtarin më të mirin të mundshëm por që nuk duhet të mendojmë keq pasi edhe ne kemi gjasat tona”.
“Chelsea i vuri ata shumë në vështirësi dhe njëjtë mund të bëjmë edhe ne”, ka deklaruar De Rossi, shkruan Telegrafi.
Kapiteni i Romës në fund ka thënë për Messin se është lojtari më i mirë në historinë e futbollit.
“Do të përballemi me lojtarin më të mirë në historinë e futbollit që është Messi”.
“Duhet ta përgatisim ndeshjen për ta fituar pasi në fushë do të jemi 11 kundër 11. Shpresojmë në një rezultat pozitiv dhe do të tentojmë kalimin në gjysmëfinale”, ka deklaruar De Rossi.
Ndeshjet e para çerekfinale luhen me 3 dhe 4 prill ndërsa ato të kthimit një javë më vonë. /Telegrafi
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...