Erion Foniqi i mbytur para nëntë vjetësh nga qentë endacakë në Karaçevë të Kamenicës derisa po kthehej nga shkolla, sot do të ishte 17 vjeç. Babai i Erionit, Shaban Foniqi e ka përkujtuar djalin e tij, duke thënë se sot e asaj dite institucionet lokale nuk kanë bërë asgjë për të trajtuar qentë endacakë.
“Qentë nuk u asgjësuan asnjëherë, madje edhe tani kur vizitoj Kamenicën shoh kudo qenë të tërbuar”, ka thënë Foniqi, i cili me familje tani jeton në Francë.
Shabani ka shtuar se edhe pse kaluan nëntë vite askush nuk dha përgjegjësi nga institucionet lokale.
“Unë edhe atëherë kisha bërë kërkesë urgjente në Komunën e Kamenicës, për të ndërmarr masa ndaj qenve endacak. Kërkesa ishte e kot drejtuar komunës dhe për ne një mall i pa harruar dhe kur e shikoj ende kërkesën më shfaqet djali im duke me thënë, baba shpëtomë se unë po vdes. A sikur t`i ishte marr kërkesa nga komuna e Kamenicës sot djali im do i kishte mbushur 17 vite”, shprehet Shabani për Rajonipress.
Foniqi apelon tek institucionet komunale dhe ato të sigurisë që të kenë kujdes nga qentë endacak të cilët mund të marrin ende jetë njerëzish.
“Tani jetoj në Francë ku edhe jam rehatuar, por i thyer shpirtërisht sepse nuk kam mundur të durojë ende me këto padrejtësi që po bëhen ndaj familjes sime”.
Eerion Foniqi humbi jetën më 18 mars 2009 nga qentë endacak kurse Shabani e ka të vështirë ta kujtojë këtë ditë dhe atë moment, kur ka marrë lajmin se djali i tij ishte sulmuar nga qentë endacakë.
“Ndihem i traumatizuar edhe sot e asaj dite. Nuk ndihem mirë as kur e kujtojë momentin e kobshëm. Kalova e përjetova momente të rënda sepse ishin obligimet tjera familjare që më detyruan të marrë botën në sy. Nuk e kisha të lehtë as vendimin për ta braktisur vendlindjen e familjen time”, ka thënë ai.
Shabani thotë se ende është i trishtuar dhe i traumatizuar nga data 18 mars 2009. “Edhe pas kaq vitesh ende qentë endacak janë të shumtë në Karaqevë e Kamenicë.
“Janë me mijëra qenë që askush nuk shqetësohet për këtë dukuri. Unë si prind dhe viktimë e këtyre qenve i bëjë apel institucioneve komunale dhe atyre të sigurisë që të kujdesen për nxënësit, arsimtarët dhe ata që udhëtojnë gjatë dhe natës”, ka thënë ai.
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...