Java e 24-të në elitën e futbollit kosovar do të startojë me dy takime ditën e shtunë.
Lideri aktual i elitës së futbollit kosovar, Prishtina do të ketë një udhëtim të vështirë.
Kryeqytetasit do të përballen me kundërshtarin më të papërshtatshëm për ta pas lufte Drenicën.
Prishtina në këtë takim vije pas barazimit në mesjavë me Trepçën ’89, ndërsa Drenica pasi kishte pësuar humbje 3-1 te Drita në Gjilan.
Si vendasve ashtu edhe mysafirëve nuk u lejohet gabimi pasi mund të humbasin pozitat që mbajnë nga Vëllaznimi respektivisht Drita.
Kjo ndeshje do të drejtohet nga Mervan Bejtullahu me ndihmësit Benon Këpuska dhe Fatmir Abrashi.
Interesant pritet që të jetë edhe në qytetin e Podujevës.
Kampioni vjeshtor i Kosovës, Llapi do ta presë kampionin aktual Trepçën ’89.
Llapi pas katër humbjeve radhazi arriti fitore në mesjavë ndaj Vllaznisë ndërsa 89-shi mori një pikë përballë Prishtinës.
Të dyja skuadrave u nevojitën tri pikët për të shpresuar se Prishtina do të lëshoj pikë për t’iu futur fuqishëm garës për titull. /Telegrafi/
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...