Zjarri përfshin stallën, ngordhin 4 lopë

09:43 | 17 Mars 2018
Arbresh.info

Policia e Kosovës përmes raporti 24 orësh ka bërë të ditur se një person ka njoftuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri stalla e tij, me ç’rast 4 lopë kanë ngordhur dhe disa të tjera janë lënduar, shkruan arbresh.info.

Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi i zjarrfikësve ka shuar zjarrin.

Ngjarja lka ndodhur në fshatin Saraihst të Komunës së Ferizajit.

Raportohet se njësitë policore janë duke hetuar rastin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme