Skriniar-gazetarëve: Qetësohuni, jam mirë te Interi

09:25 | 17 Mars 2018
Arbresh.info

Milan Skriniar nuk dëshiron të largohet nga “Giuseppe Meazza”.

U transferua te Interi sezonin e kaluar, por që në vitin e parë Milan Skriniar tregoi se është një lojtar me të ardhme, për të cilin tashmë janë duke u interesuar klube të mëdha evropiane, transmeton Gazeta Express.

I pyetur sërish nga gazetarët për një largim të mundshëm gjatë verës nga “Giuseppe Meazza”, Skriniar e bëri të qartë se është mirë te Interi dhe se nuk po mendon për lëvizje.

“Qetësohuni, këtu jam mirë”, u përgjigj mbrojtësi për “Premium Sport”.

23 vjeçari ka bërë 27 paraqitje në Serie A këtë edicion, duke realizuar katër gola. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme